Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur në ambientet e jashtme të një banese në Krujë. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka mësuar se banesa është në pronësi të qytetarit Artur K.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:10 në Arramerras në ambientet e jashtme të banesës. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak | Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


/tvklan.al