Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të Premte në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy autovetura dhe një trajler.


Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. Fatmirësisht, gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.

/tvklan.al