Një shpërthim u dëgjua pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në katin e 9-të të një ndërtese. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë për këtë ngjarje.

Kur policia ka shkuar, kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njeri në banesë. Atje kanë gjetur në ballkon, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit që dyshohet si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse.

Banesa rezulton në emër të Albert Thomës, i cili ia ka lëshuar banesën me qira Elena Arzës. Dyshohet se lenda plasëse është hedhur me dron, por grupi hetimit thotë se ende s’është marrë në pyetje Arza pasi nuk dihet ku është dhe ne banesë në momentin e ngjarjes nuk ka pasur njeri.

Përveç pistës që lënda plasëse mund të jetë hedhur me dron, grupi hetimit nuk përjashton as mundësinë e një inskenimi./tvklan.al