“Një sasi lënde plasëse shpërtheu në një apartament në katin e 9 të pallatit që ndodhet pas krahëve të mi. Shpërthimi ndodhi në ballkonin e banesën dhe dyshimet janë se tritoli u hodh me anë të një droni”, njoftoi policia.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:45 në rrugën “Sadik Petrela” në këtë apartament që shihni në pamje. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ndonëse policia thotë zyrtarisht se në banesë nuk ka patur njeri, dyshimet janë se në momentin kur ka ndodhur ngjarja personat që kanë qenë në apartament janë larguar.
Dyshimet e policisë së lënda plasëse është hedhur me dron vjen për shkak se banesa ndodhej në katin e 9.
Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që tritoli të ketë qenë lënë në ballkon nga personat që kishin në përdorim shtëpinë dhe shpërthimi të ketë ndodhur aksidentalisht.
Ky dyshim vjen për shkak se hetuesit kanë mësuar se banesa e marrë me qira nga Elena Arza frekuentohej nga Bernard Sinomati nga Vlora, një emër i njohur për policinë, ndaj të cilit kanë dështuar disa atentate.
Bernardi është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, dhe xhaxhai i Gëzim Sinomatit, të ekzekutuar me snajper në Vlorë Janarin e 2024.
Tv Klan