Dy adoleshentë, nga 16 vjeç, janë vënë në pranga në Vlorë për grabitje me dhunë. Policia thotë se ata i kanë marrë me dhunë portofolin një qytetari. Mësohet se 66-vjeçari i grabitur kishte aty një shumë të konsiderueshme parash.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një shtetasi 66-vjeçar i ishte vjedhur portofoli me një shumë të konsiderueshme parash, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Si rezultat, u ndaluan shtetasit e mitur A. M., 16 vjeç, dhe S. Z., 16 vjeç, banues të dy në Vlorë”, njoftoi policia.

Uniformat blu shprehen se dy 16-vjeçarët kishin edhe një bashkëpunëtor të tretë, për të cilin po punohet që të identifikohet dhe të kapet./tvklan.al