Në një kantier ndërtimi është dëgjuar një shpërthim. Policia e Tiranës ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” ngjitur me fushat e tenisit.
Shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndët plasëse ose ato piroteknike. Ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar, grupi hetimor është në vendngjarje për zbardhjen e plotë.
“Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes,” njoftojnë blutë e Tiranës.
/tvklan.al