Në kapanonin në ndërtim ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Lushnje kanë shkuar Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, Njësia Antieksploziv, Prokurorja e Fierit, forca të Policisë Lushnje dhe inxhinierë të OSHEE-së.


Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Anila Sefa. Teksa dyshohet se ngjarja ishte aksidentale, po kryhen hetimet për të zbuluar çdo detaj mbi dinamikën.

Mësohet po ashtu se një nga bombolat e oksigjenit e paplasur nuk është hequr ende. Ndërsa siç raporton Sefa, 4 nga të plagosurit pritet që sot të dalin nga spitali rajonal i Lushnjes pasi janë jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al