Superligës i kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e saj dhe duket se vetëm titulli kampion është i sigurt. Partizani i duhet vetëm matematika për të fituar trofeun pas 26 vitesh. I këtij mendimi është edhe Shpëtim Duro, i cili ka drejtuar shumë ekipe në Superligë, përfshi të kuqtë.
Shpëtim Duro, trajner, specialist futbolli
: Është një kampion që Partizani e ka merituar ku pjesën më të madhe të kampionatit ka kryesuar por edhe për faktin që nuk ka patur rivalitetin e duhur, kështu që titulli pothuajse ka shkuar te Partizani.
Gara mbetet e hapur për Europën dhe mbijetesën. Trajneri i njohur shikon disa skuadra që janë pranë kualifikimit në turnetë kontinentalë, ndërsa mendon se Tirana do të qëndrojë në Superligë.
Shpëtim Duro, trajner, specialist futbolli
:
Aty do të jetë lufta më e madhe, por është në varësi dhe të kupës janë 3-4 skuadra. Të shohim cili ekip do të jetë më e fortë për të realizuar objektivat. Janë 3 skuadra që rrezikojnë, Luftëtari, Tirana dhe Kastrioti. Pa dashur të paragjykoj, por e shikoj se Tirana do të mbijetojë, se ka kualitete dhe ndoshta gabimet e veta e kanë çuar në këtë situatë.
Në përballjet e javës së 32 bie në sy takimi Flamurtari – Partizani, ndërsa Kukësi i merr fitoren dhe pikët në tavolinë, pasi kalendari e përball me Kamzën e përjashtuar.
Tv Klan