Ish-lojtari i Milanit, Ignazio Abate, tashmë si trajner është përballur me një situatë të pazakontë.
Tekniku 38-vjeçar drejton skuadrën e Ternana në Serinë C italiane, ku ka bërë një punë të shkëlqyer. Megjithatë, në mënyrë të pakuptimtë, Abate-s iu komunikua shkarkimi ditën e enjte.
Vendimi nuk lidhej me rezultatet e skuadrës, e cila renditet e dyta, 3 pikë pas kryesuesve. Abate vendosi të lërë jashtë listës së skuadrës Mattya D’Alessandro-n. Ky i fundit është djali i presidentit dhe nuk është pritur mirë nga numri 1 i klubit.
Në këtë situatë, presidenti i komunikoi shkarkimin Abate-s dhe kishte gjetur zëvendësuesin. Të surprizuar nga vendimi, lojtarët dolën kundër drejtuesve duke kërkuar takim urgjent me presidentin.
Pas kësaj, u vendos që Abate të rikthehet në stol si trajner i Ternana-s, ky tani synohet ngjitja në Serinë B. E gjithë ngjarja ndodhi gjatë ditës së Enjte. /tvklan.al