Italia është duke u përballur me një fluks të madh të migrantëve këtë vit.
Sipas shifrave, gjatë këtij viti, më shumë persona nga Afrika e Veriut, kanë arritur në Itali me varka se sa në tre vitet e fundit.
Edhe 500 migratë pritet të arrijnë në Sicili në ditët e ardhshme. Ata janë nisur me anije nga brigjet libiane.
Autoritetet italiane dhe organizatat që ndihmojnë në shpëtimin e migrantëve në Mesdhe, kanë njoftuar se një migrantë 16-vjeçar, ka ndërruar jetë në anijen e shpëtimit, për shkak të një sëmundje, e cila mbetet e panjohur.
Sipas Ogranizatës Ndërkombëtare për Migrantë, më 2 mars, 487 migrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë Detin Mesdhe./REL