Dobra e Selmani: Kemi treguar forcën tonë ndaj Sllovenisë e Kosovës
Fitoret në ndeshjet e fundit kanë kthyer optimizmin te kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve që ka besim për të arritur kualifikimin në Europianin e vitit 2023. Në prag të ndeshjes me Slloveninë këtë të premte, mesfushori Armando Dobra shprehet se skuadra synon jo vetëm vendin e dytë, por të udhëheqë grupin.
“Mendoj se mund të dalim edhe në vend të parë, kemi grup shumë të mirë, shumë të talentuar. Kemi 9 pikë dhe mund ta kapim edhe vendin e parë. Por edhe vendi i dytë është shumë i mirë, pasi kemi grup shumë të mirë dhe mund të kualifikohemi në europian”.
Për mbrojtësin e Teutës, Adolfo Selmani, kuqezinjtë e vegjël vlerësojnë të dy ndeshjet maksimalisht dhe do të shkojnë për të marrë fitoren.
“T’i vlerësojmë ndeshjet maksimalisht sepse nëse do t’i vlerësojmë në mënyrën e duhur që nga ndeshja me Slloveninë, nëse ne fitojmë me sllovenët, pastaj me këmbë në tokë, do të shkojmë edhe për fitore në Kosovë, që mund të arrihet pasi e kemi treguar edhe më parë me të dyja ekipet që ne dimë t’i mundim ata”.
Kombëtarja U-21 luan në transfertë më 12 Nëntor ndaj Sllovenisë dhe katër ditë më vonë ndaj Kosovës. Kuqezinjtë tanë janë shumë pranë kualifikimit direkt, por edhe përmes play-off në Europianin e ardhshëm për këtë grupmoshë.
Klan News