Dy futbollistë të moshave U21 kanë mbetur të plagosur pas sherrit fizik mes lojtarëve skuadrave Erzeni-Partizani U21.
Ndeshja u luajt në Shijak në fushën sportive “Tofik Jashari”.
Policia thotë se në përfundim të ndeshjes, lojtarët e dy skuadrave u konfliktuan fizikisht, e për pasojë mbetën të lënduar 2 prej tyre, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia sqaron gjithashtu se nuk ishte njoftuar nga organizatorët për këtë ndeshje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al