Zvicra ‘pengesa’ e radhës drejt kualifikimit në Euro2025
Bileta e kualifikimit në Euro2025 mund të kalojë përmes Zvicrës për kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve.
Kuqezinjtë e vegjël sfidojnë helvetët në ‘Air Albania’ me synimin për të marrë maksimumin dhe për tu ngjitur në një nga dy pozicionet që në fund të kualifikueseve do ta dërgonte në kampionatin Europian.
Pas atij barazimi pa gola ndaj Finlandës, tek kombëtarja jonë janë optimistë për të koleksionuar tre pikëshin, që do t’i ngjiste në kuotën e 13-të të tillave pas 7 takimesh. Kjo do të jetë hera e tretë që dy kombëtaret sfidohen me njëra-tjetrën.
Bilanci shikon Zvicrën superiore, pasi ka fituar një takim dhe ka barazuar në sfidën tjetër. Momentalisht, helvetët janë edhe ata që kanë grumbulluar 11 pikë pas 5 takimesh. Në mbështetje të kombëtares shqiptare, FSHF do të hap dyert për tifozët, me hyrjen në stadiumin “Air Albania” që do të jetë i lirë.
Klan News