Tekniku i kombëtares U-21, Alban Bushi: Tentojmë vendin e parë ose të dytë
Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve luan sezonin në muajin mars. Kuqezinjtë e Alban Bushit sfidojnë në stadiumin “Air Albania” Finlandën më 22 mars dhe katër ditë më vonë Zvicrën, përballje që vlejnë jo pak për rrugëtimin drejt Euro2025.
Përfaqësuesja e vogël do ketë në dispozicion 23 futbollistë për këto takime, ku bien në sy prurjet e reja, Feta Fetai dhe Elion Jashari.
“Është e vështirë. Ne kemi negociuar me çdo lojtar, të zgjedhim me zemër, pra gjithmonë ai negocimi jonë është që ti zgjidh aty ku do zemra sepse nuk mund të marrësh një lojtar që nuk e ndjenë të luajë me Shqipërinë.”
Për trajnerin Bushi, 180 minutat e ardhshme janë të vështira, gjithsesi, kuqezinjtë synojnë dy pozicionet e para në grupin kualifikues.
“Kjo është ndeshja jonë e jetës, e ëndrrave. Atë që ne kemi ëndërruar që të shkojmë në Europian. Ne duhet ta fitojmë patjetër. E respektojmë shumë ekipin e Finlandës se është një ekip shumë i mirë, por ne në tokën tonë jemi shumë të fortë. Toka jonë na jep një energji pozitive. Nuk diskutohet që do të japim maksimumin. Do sakrifikojmë shumë. Nëse fitojmë këtë ndeshje kemi premisa për të zënë vendin e dytë apo të parë në grup.”
Pas sfidave, Shqipëria gjendet në vendin e tretë në grupin E me 9 pikë, një më pak se Rumania dhe dy nga Zvicra kryesuese.
Klan News