Gjysma e lojtarëve të Kombëtares Shpresa të grumbulluar për sfidën me Islandën janë nga kampionati shqiptar. Alban Bushi ka afruar 11 futbollistë ku nuk mungojnë edhe risitë si Sherif Kallaku e Amer Duka të dy lojtarë të Laçit.
“Kjo do të thotë se kampionati shqiptar është rritur si nivel dhe gëzohem kur aktivizojnë lojtarë të rinj, pasi sa më shumë hapësirë t’i japin të rinjve aq më mirë për futbollin shqiptar”.
Shqipëria e 21-vjeçarëve do të luajë me Islandën më 10 tetor dhe do të ketë më shumë ditë për të ounuar për këtë sfidë të rëndësishme. Kombëtarja Shpresa fitoi më 4 shtator me këtë kundërshtar në Rekjavik dhe do të synojë një tjetër sukses në kualifikueset e Euro 2019.
Tv Klan