Tifozët e Shqipërisë, në mënyrë të organizuar, kanë nisur marshimin drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luhet sfida me Ukrainën, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Spektakli i tifozëve kuqezi nuk ka munguar as këtë herë, ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluar.

Me flakadanë dhe këngë patriotike për Kombëtaren, tifozët kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit. Ashtu si në rrugët e kryeqytetit, edhe në stadiumin “Air Albania” pritet spektakël nga tifozët, të cilët do të jenë të shumtë në numër.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës, do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.

/tvklan.al