Me ardhjen e verës, shumë agjenci turistike në Spanjë kanë nisur të përgatistin paketa të ndryshme turistike me destinacion Shqipërinë, një vend që fsheh disa nga sekretet më të ruajtura në Evropë.
Gazeta spanjolle “Gaceta del Turismo” shkruan se stina e verës është sezoni perfekt për të eksploruar vendin tonë.
Eksplorimi i bukurive shqiptare mund të nisë me Tiranën ku udhëtarët do të jenë në gjendje të eksplorojnë Muzeun Kombëtar të Historisë, të admirojnë arkitekturën e epokës komuniste dhe të shijojnë jetën e gjallë të natës në kryeqytet. Por, përtej kryeqytetit, udhëtarët do të mund të zbulojnë edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Qyteti plot histori që mund të zbulohet duke ecur deri në amfiteatrin e tij romak dhe shëtitoren.
Për ta përmbyllur, turi përfshin një udhëtim të fundit nga Radhima në Vlorë. Plazhet e pastra kristal dhe gjiret e fshehura ofrojnë një mjedis ideal për të shijuar kuzhinën lokale buzë detit, teksa turistët zbulojnë anën më pak të njohur të Shqipërisë.
Turistët spanjollë mund të përjetojnë një verë plot përvoja të reja në këtë destinacion të ri turistik dhe tërheqës që mbetet ende një nga xhevahiret e fundit të fshehura në Evropë.
Klan News