Shqipëria dhe Estonia do të drejtojnë një task-forcë në sistemin e digjitalizuar të pronës private. 

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani dhe Ministri i Drejtësisë së Republikës të Estonisë, Rein Lank, ranë dakord për forcimin dypalësh në sistemin e drejtësisë por edhe atë ekonomik, sidomos në digjitalizimin e pasurive të paluajtshme.

Sipas ministrit Nishani digjitalizimi i këtij shërbimi dhe i shërbimeve të tjera është shpëtimi i vetëm nga korrupsioni.

Bujar Nishani: “Konkluduam së bashku për ndërtimin e një task-force të përbashkët, në mënyrë të tillë që të gjitha këto përvoja t’i implementojmë si hapa të rëndësishëm në institucionet tona të cilat do të lehtësojnë maksimalisht shërbimin ndaj qytetarëve, do të ngushtojë maksimalisht hapësirën për korrupsion.”

Pas takimit dy ministrat dhanë një konferencë për shtyp, në të cilën Ministri i Drejtësisë në Republikën e Estonisë deklaroi se qeveria e Estonisë mbështet Shqipërinë në procesin për liberalizmin e regjimit të vizave dhe futja sa më shpejt të saj në Bashkimin Evropian.

Rein Lank: “Vura re se Shqipëria është një nga vendet me dinamike në Evropë me ndryshime të mëdha të bëra në ekonomi në kuadrin ligjor qeveria estoneze është shumë mbështetëse për qeverinë shqiptare, përfshi këtu procesin për liberalizimin e vizave dhe hyrjen në Bashkimin Evropian. Ne ramë dakord për ngritjen e një task force për bashkëpunimin, për përfitimin e përvojës estoneze, për teknologjinë e informacionit në fushën  e regjistrimit të pasurive dhe bizneseve ne shpresojmë që në të ardhmen do të bashkëpunojmë në këtë drejtim. Shqipëria është një nga vendet me potencial të madh për turizmin dhe mendoj që estonezët do të gjejnë rrugën për të ardhur në Shqipëri.”

Ministri Nishani vlerësoi si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin më Estoninë  dhe përftimin prej saj  të përvojave më të mira si në sistemin e drejtësisë ashtu edhe në reformën e ndërmarrë për pronat, regjistrimin e pasurive të paluajtshme, bizneseve , teknologjinë e informacionit etj./tvklan.al

Gazetare: Anduna Llabani