“Pavarësisht se terreni ishte i vështirë në disa vende, ne pamë një Shqipëri të ishte vërtet mikpritëse për familjet”.
Kështu nis një rrëfim i gazetares së njohur të Euronews, Jennifer Malloy, e cila kaloi tre javë pushime në vendin tonë.
Në një shkrim të saj të gjatë ajo thotë se përveç diellit, detit dhe rërës për të cilat vijnë shumica e turistëve, ajo së bashku me bashkëshortin dhe djalin zgjodhën të vizitojnë qytete të tjera turistike si Gjirokastra, vendet malore si Bjeshkët e Namuna dhe site të tjera kulturore.
Sipas saj plazhet me guralecë të bardhë me ujin blu e bëjnë këtë një vend relaksues për të shijuar edhe kuzhinën e shijshme shqiptare.
Gazetarja rrëfen me detaje vizitat në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Parkun Kombëtar të Butrintit, ecjen në shtigjet midis Thethit dhe Valbonës dhe burimet termale me historinë magjepsëse të Përmetit në luginën e lumit Vjosës.
Por ajo që i ka bërë më së shumti përshtypje gazetares së Euronews është mikpritja e vendasve sidomos për djalin e saj të vogël që sipas saj e trajtuan si mbret.
“Mezi presim të kthehemi në këtë vend”, e mbyll ajo rrëfimin e saj.
Tv Klan