Shqipëria nuk rrezikon të shndërrohet në një zonë me aktivitet tepër të lartë sizmik, edhe pse kohët e fundit vendi po përjeton lëkundje të fuqishme dhe të shpeshta sizmike si ato të mangitudës 6.4 të së martës apo ato me 5.8 të 21 shtatorit.
E përditshmja britanike Express, duke cituar statistikat e institutit amerikan të shkencave gjeologjike thotë se vendi ynë është larg asaj që konsiderohet si Unaza e Zjarrit, duke iu referuar pllakës tektonike të paqësorit, që kufizohet me brigjet e Azisë Lindore dhe të Amerikës Veriperëndimore, siç duket edhe në këtë hartë. Kjo është pikërisht zona më aktive e tërmeteve në botë ku ndodhin 90% e tërmeteve të globit dhe janë 75% e vatrave aktive vullkanike.
Media britanike shkruan se Shqipëria gjendet në kufirin e pllakës tektonike Euroaziatike, kufi i cili vijon edhe në Itali, ndërsa lëkundjet në këtë zonë nuk konsiderohen të shpeshta dhe po ashtu nuk rrezikohet nga Tsunamët.
Tv Klan