Mbi 4000 persona që ishin futur ilegalisht në Britaninë e Madhe janë riatdhesuar në Shqipëri.
Shifra u bë e ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë takimit tripalësh të Task-Forcës së përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, të zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë.
Sipas ministrit Balla, kjo taskë forcë ka forcuar bashkëpunimin mes 3 shteteve dukë dhënë rezultate kundër krimit të organizuar.
“Kemi mundësuar dhe arritur kthimin e mbi 4000 personave, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe po ashtu të theksoj se Task Forca e përbashkët për migracionin ka operacionalizuar bashkëpunimin tonë për migracionin dhe ka forcuar qëndrueshmërinë e kufirit, duke trajtuar rrugët e përdorura nga grupet e krimit të organizuar, duke kontrabanduar para, drogë, në mënyrë të jashtëligjshme”.
Gjatë takimit të mbajtur, Balla propozoi krijimin e një bashkëpunimi më të zgjeruar edhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Tv Klan