Këtë të premte, Kombëtarja e Futbollit do të përballet me Azerbajxhanin në testin e fundit para Europianit. Trajneri Sylvinho është optimist për gjendjen e lojtarëve si fizike, ashtu edhe psikologjike.
“Ne duhet të shijojmë këtë moment që po luajmë një tjetër Europian. Do të tentojmë në një grup të vështirë, pasi janë të gjithë të fortë. Kemi bërë një punë të mirë. Të gjithë të karikuar. Punohet në fushë dhe jashtë saj. Pas miqësores, do të reflektojmë për Italinë.”
Stërvitja në Austri ka qenë më së shumti në aspektin fizik dhe taktik.
“Të luash ndaj Italisë nuk do motivim. Nuk ke nevojë të luash në Serie A që të gjesh këtë motivim. Në 1982 kishte shumë lojtarë brazilianë që luanin në Itali, por e humbën ndeshjen.”
Trajneri dhe stafi i tij janë tërësisht të përqëndruar në finalet e Europianit, për t’u paraqitur sa më mirë në grupin më të vështirë të finaleve
“Jemi 100% me mendjen te Europiani, pasi ka shumë punë dhe nuk mendojmë për më vonë për kontratën. E ndjejmë përgjegjësinë. Duam ta shijojmë këtë moment. Energjitë tona duhet të jenë te ndeshja me Italinë, Kroacinë dhe Spanëjn dhe me shpresën që të vazhdojmë përpara.”
Ndeshja me Azerbajxhanin do të luhet sërish në stadiumin Haladas në Hungari në orën 19:00 të së premtes dhe do të transmetohet në Tv Klan.
Tv Klan