Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Çekinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo, i dhanë dorën e fundit përgatitjeve në stadiumin “Air Albania”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike.
Ndeshja Shqipëri-Çeki, do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al