“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre një raport i Bashkimit Europian”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

Në 10 vite, numri i fëmijëve 0-5 vjeç në Bashkimin Europian ka rënë me 8.1%. Shqipëria është mes 5 vendeve me rënien më të madhe të lindjeve dhe renditet pas Spanjës, Greqisë, Italisë.

Vendi ynë ka një rënie të fëmijëve në popullatë me të paktën 21% në 10 vite. Sipas sociologëve, për të rritur lindshmërinë në popullatë, politikat qeverisëse duhet të fokusohen në forcimin e rolit të gruas në familje dhe më shumë mbështetje për to.

Zyhdi Dervishi: Dy plagë të rënda që ka shoëria shqiptare sot është hemoragjia e emigrimit dhe e dyta është pakësimi i shumtë i numrit të lindjeve. Duhet të bëhet një sudim për masat që duhen marrë aftashkurtër, afatmesëm dhe aftagjatë. Është e domosdoshme që nënat pasi lindin të paguhen 3-5 vjet me pagesë të plotë të rrogës së tyre nga shteti, edhe kur punojnë në privat, të paguhen nga shteti, me qëllim që të kenë garanci për rritjen e fëmijëve të tyre. Madje puna e tyre të reflektohet edhe tek pensioni më pas. Nënat, të cilat kanë rritur më shumë fëmijë, kjo të ndikojë edhe në pensionin e tyre pasi i kanë dhënë një pasuri të madhe shoqërisë.

Aktualisht, sipas të dhënat të Censit, Shqipëria ka 136 mijë fëmijë të grupmoshës 0-5 vjeç nga 185 mijë që ka patur në 2011, 27 % më pak.

Tv Klan