Plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kaltër dhe temperatura tropikale, nuk është çudi që Maldivet janë një nga destinacionet më të dëshirueshme të pushimeve në botë, por një parajsë e tillë kushton, shkruan gazeta britanike “Metro”.

Ndaj ajo u rekomandon lexuesve të saj destinacionet më të mira, të ngjashme me Maldivet, perfekte për turistët që kërkojnë çmime të përballueshme e që nuk bëjnë kompromis me bukurinë.

Një prej këtyre destinacioneve është edhe Shqipëria, që sipas kësaj gazete është quajtur “Maldivet e Evropës”, falë plazheve me rërë të bardhë dhe ujërave pastra kristal përgjatë Rivierës së saj.

Në shkrim thuhet se vendi i vogël mesdhetar po zbulohet nga një numër në rritje turistësh që po vërshojnë në rajon.

E zbuluar përmes videove në TikTok me ujërat e kristalta dhe rërën e bardhë të ndritshme, Shqipëria ofron një shije të stilit të jetesës së Maldiveve, një klimë mesdhetare me temperatura maksimale prej 30 gradë Celsius gjatë muajve të Verës.

Rekomandohet Riviera Shqiptare, por edhe Lini në Pogradec dhe Gjirokastra, një qytet i trashëgimisë botërore të UNESCO-s si dhe kalaja e Lëkurësit në Sarandë. Shqipëria renditet mes Maltës, Tajlandës, Balit dhe Korfuzit.

Tv Klan