Kombëtarja e nisi me një fitore të merituar Ligën e Kombeve. Shqipëria mundi 2 – 1 me përmbysje Ukrainën në takimin e zhvilluar në Pragë dhe i transmetuar në TV Klan.
Edhe pse me mungesa në sulm dhe në mbrojtje Kuqezinjtë dhanë një provë tepër pozitive përballë një kundërshtari me më përvojë në turnetë ndërkombëtar.
Ukrainasit e nisën lojën duke qarkulluar topin, por shqiptarët ishin ata që mbroheshin mirë dhe rrezikonin portën kundërshtare. Laçi dhe Asllani patën mundësitë më të mira gjatë pjesës së parë, por pa arritur të shënojnë.
Ukraina pati rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 42’, por Strakosha e pengoi goditjen e Yaremchuk. Me rinisjen e lojës ishin përsëri ukrainasit që ushtruan presion dhe Konoplia i pambuluar nga mbrojtja goditi në hyrje të zonës duke realizuar golin e avantazhit në të 49’.
Kuqezinjtë nuk u stepën nga disavantazhi dhe fillimisht Manaj vendosi në vështirësi portierin Turbin e më pas Ismajli barazoi rezultatin në 1 – 1 vetëm pak minuta më vonë.
Golat rritën ritmin e Ismajli u shfaq shpëtimtar në minutën e 56’, duke penguar goditjen e Tsygankov. Qendërmbrojtësi i Shqipërisë u përpoq të realizonte edhe golin e dytë.
Dëshira për të shënuar solli edhe përmbysjen në minutën e 66’. Asani realizoi pas një sulmi të rrjedhshëm të Kuqezinjve ku Manaj pati meritë të veçantë për pasimin e tij.
Sylvinho bëri ndryshime, duke aktivizuar Berishën e Hoxhën në vend të Laçit e Bajramit. Ritmi i lojës nuk u ul deri në fund me Shqipërinë që arriti të mbrojë rezultatin.
Kjo është edhe e para fitore në historinë e përballjeve me Ukrainën.
Tv Klan