Lajme Arkiva 2004
Shqipëria po kthehet në një vend të rrezikshëm nga drithërat e ndotura gjenetikisht. Alarmin për këtë e vë shoqata mjedisore. Sipas një inspektimi të blerë në tregjet në veri të vendit, rezulton se këto drithëra po shiten edhe si farë bimore dhe si ushqim për popullsinë.
“Pas ardhjes së dy anijeve me Misër dhe Sojë nga Amerika janë futur parti të tjera nga vende të ish Jugosllavisë, origjina e të cilave nuk dihet se nga është , si dhe pritet pas pak ditsh një tjetër anije të vijë nga Amerika me misër. Shqipërisë tashmë i është shtuar dhe një rrezik më shumë, madje rrezik me karakter të pakthyeshëm dhe afatgjatë”.
Në mungesë të ligjit për kontrollin e OMGJ-ve, shoqata e bujqësisë organike dhe shoqata masmedia dhe mjedisi, konstatojnë se shteti është indiferent për këtë rrezik dhe u bëjnë thirrje fermerëve dhe furrtarëve të bukës të bëjnë kujdes në blerjen e drithërave./tvklan.al