Me rritjen e çmimeve përballimi i jetës së përditshme e sigurisht edhe i pushimeve është bërë më i vështirë.
Kështu nis artikulli i Cesare Tamborini në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”, i cili vjen me një listë sygjerimesh destinacionesh inetersante por ekonomike.
Nëse zgjdhini ato destinacione jo vetëm që do të bëni pushimet e shumëpritura por do të shpenzoni shumë më pak nga se mendoni, shkruhet në artikullin i cili ndër sugjerimet ka renditur edhe Shqipërinë.
E quan një nga perlat e fshehura të Europës, me brigje mahnitëse dhe vende interesante arkeologjike. Një vend që ofron kostot më të ulta për akomodim dhe ushqim krahas shumë vendeve të tjera europiane, duke filluar nga 15 – 20 Euro nata.
Me çmime ekomomike mund të eksplorosh rivierën, parqet kombëtare, kështjellat dhe rrënojat antike.
Krahas Shqipërisë, “Tendeze di Viaggo” sugjeron Portugalinë, Bullgarinë, Indinë dhe Vietnamin.
Tv Klan