Shqipëria U-17 zhgënjeu totalisht ndaj Holandës, duke u mposhtur me shifrat e thella 5-0 ndaj Holandës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U-17.

Një ndeshje pa shumë histori në “Air Albania”, ku kombëtarja holandeze ishte dominuese absolute. Golat për “tulipanët” u shënuan nga Wijks, Unuvar, Ouarghi, Nash dhe Beerrens.

Me këtë humbje, Shqipëria mban vendin e tretë me 1 pikë, ndërsa kryeson Holanda me 6 pikë dhe ndjek Kroacia me 4 pikë.

Po sot u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit 3, Kroaci-Ishujt Faroe. Takimi i luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren e thellë të Kroacisë 7-0.

Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë është ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 Tetor, në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit Kroaci-Holandë, në “Shtëpinë e Futbollit”. /tvklan.al