“Aktiviteti fizik dhe e ecura cdo ditë mban larg mjekun, por për shqiptarët kjo mesa duket nuk ekziston. Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se vetëm 25 % e banorëve të kryeqytetit bëjnë ecje cdo ditë, ndërsa pjesa tjetër e anashkalon këtë faktor të rëndësishem për një shëndet të mire”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
Në krye të listës të banorëve që bëjnë çdo ditë ecje për të mbajtur formën fizike në formë qëndron Parisi me 40 %, i ndjekur nga Stokholmi me 38 % dhe Helsinki me 36 %.
Por banorët e Tiranës lënë pas ata të Shkupit, me 21% dhe Romës e Beogradit me 20 % si qytetet me përqindjen më të ulët te ecjes me qëllim mbajtjen e fizikut në formë. Raporti thekson se 10 qytetet me rezultatet më të ulëta variojnë midis 16% dhe 21 %.
Edhe në transport shqiptarët zgjedhin mjetin që i lodh më pak. Teksa për disa qytete, përdorimi i bicikletave është një nga mënyrat kryesore për transport, në Tiranë vetëm 17 përqind e banorëve e përdorin këtë mjet.
“Edhe pse përdorimi i biçikletës ka efekte positive në shëndet, ashtu siç duket edhe nga pamjet korsitë e biçikletave pothuajse janë bosh.”
Vetëm tre qytete kanë raportuar se më shumë se 35 % e banorëve të tyre përdorin biçikletë. Groningen dhe Amsterdam në Holandë dhe Kopenhagen në Danimarkë përdorin shumë më pak automjetet dhe transportin publik në jetën e përditshme.
Në sondazh, meshkujt si dhe grupmosha 15 deri në 24 vje kishin më shumë gjasa të përmendornin biçikletën. Kur bëhet fjalë për të tjerat karakteristikat socio-demografike, përqindja e përdoruesve të biçikletës është më i lartë në grupin me arsim të lartë dhe persona beqare me 15 %, ndërsa pensionistët ose të papunët janë më pak me afro 13 %.
Tv Klan