Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, përfaqësuesit e sektorit jo qeveritar dhe të partive politike në Maqedoni haptazi shprehin simpatitë e tyre për Partinë Demokratike të Sali Berishës, duke theksuar se fjalën përfundimtare se kush do të fitoj në zgjedhjet e 28 qershorit do ta thonë votuesit në Shqipëri, shqiptarët e Maqedonisë nuk hezitojnë të shprehin admirimin e tyre për projektet e mëdha të karakterit kombëtar të cilat u realizuan gjatë 4 viteve të kaluara nën udhëheqjen e kryeministrit Sali Berisha.
“Projektet e jashtëzakonshme që janë ndërmarrë gjatë 4-vjeçarit të qeverisjes së kaluar siç është rruga Durrës-Kukës apo anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, rruga e Arbrit që lidh shqiptarët e Maqedonisë me shqiptarët e Shqipërisë, a projekte të tjera siç është kontributi për njohjen e Kosovës apo edhe vetë ardhja e presidentit amerikan Georg Bush në Tiranë, janë të arritura të jashtëzakonshme që ne këtu si shqiptarë të Maqedonisë i çmojmë shumë dhe kjo ka krijuar një simpati të jashtëzakontë mund të them për qeverisjen në Shqipëri, por gjithsesi nuk jemi ne ata që të vendosim me 28 qershor, por qytetarët e Shqipërisë do të dinë më së miri të vlerësojnë se cili opsion është më i mirë për ata vetë por njëkohësisht dhe për të gjithë shqiptarët në rajon”.
Përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve në Maqedoni theksojnë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha partitë politike në Shqipëri, por edhe ata veçojnë projektet e realizuara gjatë 4 viteve të fundit.
“Duke analizuar deri më tani politikën e cila është bërë dmth nga qeveria aktuale e Shqipërisë, këtu është për t’u përshëndetur fakti që Shqipëria arriti që të kyçet në strukturat euroatlantike, në fakt në strukturën në alkeancën e madhe të NATO-s. Normalisht kjo është një arritje shumë e madhe dhe kjo tregon për një politikë e cila ka dëshmuar se din se si të çoj shtetin përpara. Po ashtu e dyta me rend është dhe projekti madhështorë i rrugës që lidh Kosovën me Shqipërinë”.
“Mendoj që populli shqiptar, qytetarët e republikës së Shqipërisë janë të vetëdijshëm dhe janë të pjekur edhe politikisht dhe mendoj që mund ta vlerësojnë situatën aktuale politike në republikën e Shqipërisë edhe mendoj në mënyrë të pjekur”.
Shqiptarët e Maqedonisë vetëm para 2 muajve kaluan një cikël zgjedhor në nivel lokal. Por ata janë në rrjet të plotë me fushatën zgjedhore që zhvillohet në shtetin amë.
Nga Shkupi për TV klan, Isen Saliu./tvklan.al