Xhumelina Dervishi:Gëzuar Vitin e Ri 2009! Viti i ri sapo ka mbërritur, ora 12 tashmë ka shënuar dhe kemi lënë pas një vit. Urojmë fat, mbarësi dhe gjithë të mirat për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e siç mund ta shikoni jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria sonte ka zbritur në sheshin “Skendërbej” për të festuar në këtë atmosferë të mrekullueshme të fishekzjarrëve që vërtetë tregojnë atmosferën e vërtetë të festës, uroj që të jetë vërtet një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët, një vit i paqes, i dashurisë, i mbarësisë dhe begatisë, Gëzuar!”

“Normalisht me familjen, tani me vëllain dhe me pjesën tjetër të shoqërisë.”

Gazetarja: “Po pastaj ku do të kaloni?”

“Në lokal.”

“Mbrëmjen e festuam me familjen tek shpia, do ndryshojmë atmosferën dhe mbas kësaj do të shkojmë në një lokal për ta festuar më mirë.”

“Unë jam nga Gramshi, kam një javë që kam ardhur. Sot e kam kaluar te tezja dhe duke arë fishekzjarrët që hedhin njerëzit, gëzuar vitin e ri 2009.”

Megjithëse në një festë të improvizuar ndryshe nga shumica e kryeqyteteve europiane, botërore, ku festa dhe fishekzjarrë në natën e ndërrimit të viteve janë një ekskluzivitet i bashkisë, banorët dhe miqtë e kësaj nate, në sheshin “Skendërbej” në Tiranë kanë qenë padron vetë. Fishekzjarrët dhe kapsollat ishin imitimi i një nxehje për luftë, secili ka mundur të plasë me dorën e tij fishekzjarrë. Të gjithë janë bërë pjesë, bashkia ka ofruar numërimin në zbritje të sekondave të fundit të vitit të vjetër në një ekran të madh ndërsa qytetarët hidhnin fishekzjarrë e kapsolla zhurmëmëdha dhe në fund ajri i dendur me barut ndërsa nata mes miqsh e familjarësh ka vazhduar në PUB e lokale deri në të gdhirë./tvklan.al

Gazetare Xhumelina Dervishi