Një ditë pas festimit të ndërrimit të viteve, kryeministri Berisha ka preferuar ta ndajë urimin për një vit të ri sa më të mbarë me të sapolindurit maternitetin e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë”. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, çifti Berisha i ka uruar bebet e ardhura më 1 janar dhe nënat e tyre për më shuam shëndet e mirësi.

Në këtë urim të parë kryeministri Berisha shoqërohej dhe nga ministrja e shëndetësisë zonja Anila Godo, duke përshëndetur nënat e reja që lindën në minutat e para të vitit të ri 2009, kryeministri Berisha uroi që fëmijët e tyret rriten të lumtur përkrah prindërve e familjeve të tyre në shëndet e mbarësi të plotë.

Sali Berisha:Ditën e parë të Vitit të Ri e nisa me urimin për fëmijët e sapolindur në këtë vit. Fëmija është mbarësia e familjes, mbarësia e shoqërisë, ndaj dhe unë e shfrytëzoj këtë rast për tu uruar familjeve, nënave që kanë lindur sonte fëmijët e parë, por të gjithë familjeve shqiptare një vit plot mbarësi. Një vit me gëzime, një vit me suksese dhe natyrisht me fitore.”

Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe ministrja e shëndetësisë vizituan edhe repartin e foshnjave të braktisura pranë maternitetit të Tiranës, mbretëresha Geraldinë, ku u interesuan nga afër për shëndetin dhe trajtimin e bebeve./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Metlin Kepi