Deputetët e Luginës kërkojnë 4 poste
Tre deputetët shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë ftuar nga presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, si listë e shqiptarëve për t’u konsultuar para formimit të qeverisë së re të Serbisë.
Në takim ata kanë shprehur qëndrimet e tyre dhe kushtet nëse partia fituese kërkon mbështetjen e programit të ri qeverisës.
Përveç plotësimit të kërkesave për investime, edukim dhe integrim në institucione, shqiptarët kanë kërkuar një ministri dhe disa zëvendësministra dhe institucione.
Konsultimet për qeverinë serbe bëhen në mes të të gjitha partive dhe pritet të ketë edhe takime të tjera deri në konstituimin e Kuvendit dhe në fund të muajit presidenti serb pritet ta caktojë mandatarin për kryeministër.
Tv Klan