Një shqiptar është vënë në pranga në Vernio të Italisë pasi e kishte kthyer banesën në një “fabrikë” për kultivimin e kanabisit.
Hetimet për këtë rast sipas mediave italiane kishin nisur pak javë më parë, atëherë kur policia kishte rënë në dijeni.
Pas operacionit, autoritetet zbuluan një serë të përshtatur për rritjen e kanabisit. Gjithsej gjetën 60 rrënjë, lartësia e të cilave në disa raste kishte shkuar deri në 2 metra.
Në fabrikë gjetën edhe materialet e nevojshme për mbështjelljen dhe ndarjen në doza të drogës. Ata vlerësuan deri në 30 mijë euro fitimet prej këtij aktiviteti të paligjshëm.
Përveç kësaj, aty janë gjetur ventilatorë dhe një sistem i fortë ndriçimi. Për këtë të fundit shqiptari kishte menduar të vidhte energjinë elektrike./tvklan.al