Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi u përplasën nga një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar shqiptar.

Aksidenti ndodhi gjatë natës në autostradën Janinë – Arta. Sipas mediave greke, viktimat janë një 28-vjeçar pakistanez dhe i plagosuri një 25-vjeçar gjithashtu pakistanez.

Policia greke shoqëroi drejtuesin shqiptar të kamionit për ta marrë në pyetje. Identiteti i tij nuk është bërë me dije nga mediat e vendit fqinj. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

/tvklan.al