25-vjeçari ka kaluar fazën e parë duke emocionuar me zërin dhe historinë e tij personale
Ky i ri shqiptar ka emocionuar dhe rrëmbyer zemrat e jurisë së American Idol. I prezantuar me emrin Kim, djali i talentuar nga Kosova ka mahnitur jurinë jo vetëm me zërin e tij, por edhe me historinë e tij personale dhe rrëfimin për luftën në Kosovë.
Prej 6 vitesh ai jeton në Brooklyn në SHBA dhe tregoi se nuk e takon dot nënën e sëmurë. Ai ka rrëfyer në American Idol se shërim për shpirtin është muzika, pasi është dhe pasioni i nënës së tij.
“Unë dhe ajo shikonim “American Idol” çdo ditë. Mami kishte zë të bukur kur ishte e re dhe të gjithë më thonë që këndoj njësoj si ajo”, u tregoi ai anëtarëve të jurisë, Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.
Por tani, Kimi shpreson t’i sjellë pak lumturi nënës së tij me paraqitjen e tij në “American Idol”. Kënga të cilën zgjodhi për të kënduar 25-vjeçari është “Heal” nga Tom Odell, e cila i dha mjaft sukses pasi ai mundi të kalonte në fazën tjetër.
Djalit shqiptar nga Kosova i janë mbushur sytë me lot, ndërsa këngëtarja me famë botërore Katy Perry i ka kërkuar të telefonojnë nënën e tij për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm, pasi juria i tha “Po” ëndrrës së tij për t’u bërë pjesë e Hollivudit.
Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, si një përshëndetje për atdheun e tij dhe nënën e cila ishte në këtë lidhje video. Vlen të theksohet se në skenën e këtij spektakli të talenteve të reja janë ngjitur më herët edhe emra të tjetër të muzikës si Linda Halimi dhe Melinda Ademi.
Klan News