Këtë të diel, u luajtën pesë ndeshje të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 11-të.
Vora triumfoi minimalisht ndaj Erzenit në transfertë, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila e ngjit përkohësisht në vendin e parë me 28 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë, që nesër përballet me Besën.
Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Pogradeci në shtëpi ndaj Apolonisë. Fitore spektakolare ishte ajo e Kastriotit ndaj Korabit. Krutanët ia dolën me rezultatin 4-3, në një ndeshje epike dhe shumë të luftuar deri në sekondat e fundit.
Lushnja pësoi një humbje surprizuese në shtëpi, pasi u mposht nga Valbona me rezultatin 0-2.
Ndeshja tjetër mes Burrelit dhe Kukësit, i mbyll ne barazim pa gola. /tvklan.al