A do të jetë Eliona Pitarka shtatzënë pjesë e Klanifornia?
Ajo është një nga aktoret e spektaklit të humorit “Klanifornia” në Tv Klan, Eliona Pitarka është shtatzënë në muajin e tetë.
Në profilin e saj në Instagram para disa ditësh aktorja zbuloi përmes një video gjininë e foshnjes, por sot ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj. Ne kemi përzgjedhur 12 pyetje nga “Ask me” të Eliona Pitarkës, ku ka zbuluar më shumë rreth partnerit të saj, kush ishte personi i parë që i tregoi për shtatzëninë, emrin e bebit dhe a do të jetë ajo pjesë e Klanifornia në vazhdim. Zbuloni më shumë në përgjigjet e pyetjeve më poshtë:
Pyetja 1: A je fejuar?
Eliona Pitarka: Me kohë, unë tani jam martuar.
Pyetja 2: Kush është babai i fëmijës?
Eliona Pitarka: Burri im.
Pyetja 3: Sa vite ke me burrin?
Eliona Pitarka: 3 vite e gjysmë.
Pyetja 4: Po dasmë a ke bërë?
Eliona Pitarka: Po pse, na la Covidi ne të bëjmë dasëm thua?
Pyetja 5: Ju bashkë me babain e bebit jeni në të njëjtën punë?
Eliona Pitarka: Jo, ai nuk ka lidhje fare me televizionin, përkundrazi nuk e ka qejf.
Pyetja 6: Vajzë apo djalë?
Eliona Pitarka: Vajzë
Pyetja 7: Kush ka qenë personi i parë që i ke thënë për shtatzëninë?
Eliona Pitarka: Motrës.
Pyetja 8: Sa e gjatë je dhe sa kg ke marr nga shtatzania?
Eliona Pitarka: Jam 1.70 e gjatë dhe deri tani kam marr 11kg, jam në muajin e 8-të.
Pyetja 9: Keni menduar për emrin e bebit?
Eliona Pitarka: Babi i bebit ka kërkuar ta gjej vetë emrin, kështu që po pres nga ai, pasi nuk e ka gjetur ende.
Pyetja 10: Çfarë shenje horoskopi është partneri?
Eliona Pitarka: Jemi që të dy shigjetar.
Pyetja 11: Çfarë do të dëshiroje të kishe para se të zbuloje gjininë?
Eliona Pitarka: Fëmija është një bekim, si djalë si vajzë, por nuk do ta mohoj që edhe unë edhe burri kishim qejf të dy vajzë.
Pyetja 12: A do të vazhdosh në Shkurt tek Klanifornia edhe pse je shtatzënë?
Eliona Pitarka: Po.
/tvklan.al