Në puntatën e kësaj të shtunë në emisionin “Me  Çelësa në Derë” në Tv Klan tregohet një kompleks rezidencial me një arkitekturë të veçantë.

“Secret Garden” ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës mes gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona.

E krahasuar me Toskanën e Italisë apo me Korçën, me një stil të veçantë rezidenca të krijon ndjesinë e shtëpive mikpritëse, me punime guri nga jashtë dhe standard të lartë dhe modern nga brenda, të ndodhura mes rrugëve të shtruara me kalldrëm dhe gjelbërimit.

Orinda Huta: Duket shumë e bukur, duket si një rezidencë e cila ndodhet në Itali, duket si një Toskanë e vogël në Shqipëri. Dhe këtë gjë e kam parë vetëm nga larg, ndërsa kur u futa brenda në rezidencë ishte akoma më e bukur, po nuk më çoi shumë në Itali, por më çoi si në Korçë, si në Voskopojë. Ishte vërtet rezidencë e bukur me kalldrëme shtruar, me një kurorë të konsiderueshme gjelbërimi, kështu që mund të them se është një ndër rezidencat më të mira që kamë parë deri më tani.

Mes shumë shtëpive të bukura dhe të dekoruara për merak, spikat njëra prej tyre. Me mure të lyera me ngjyra “sfiduese”, oxhak të ngrohtë dhe hapësirë të bollshme, kjo shtëpi duket se ishte një “dashuri me shikim të parë” për moderatoren. E arreduar me një stil unik, kjo shtëpi e ngrohtë dhe familjare ofron gjithçka./tvklan.al