Shqipëria përbën shembullin e shumëdëshiruar në botë të një shteti me popullsi me shumicë myslimane ku vlerat perëndimore, demokracia dhe shteti i se drejtës janë pjese e funksionimit te përditshëm te shoqërisë dhe shtetit.
Ky është vlerësimi i Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazine, Filip Gordon, i cili gjatë një séance të mbajtur në Uashington para nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit theksoi pozitën e privilegjuar të Shqipërisë që sipas tij arrin të provojë në mënyrë unike universalizimin e vlerave të shumta të saj, të cilat veç të tjerash përbëjnë një argument mjaft te forte për një rol aktiv ne NATO dhe anëtarësimin eventual ne BE.
Në një ekspoze të politikave të administratës së presidentit Barack Obama në Evropë, Gordon tha se tanimë me arritjet e saj Shqipëria nuk paraqet problematiken për të cilën kërkon vëmendje te menjëhershme, siç ka nevojë Bosnje-Hercegovina, Maqedonia apo Serbia.
Tirana është në një tjetër nivel. Ajo është pjese e strukturës kolektive se sigurisë dhe standardet e larta për të gjitha vendet anëtare janë te zbatueshme edhe në Shqipëri.
Kjo demonstron pjekurinë e shtetit shqiptare, sipas Gordon. Nga ana tjetër buxheti qe ka paraqitur presidenti Obama ne kongres për vitin 2010 parashikon një rritje te ndihmës amerikane për Shqipërinë, një ndihmë qe synon konsolidimin e progresit te arritur deri tani në vend.
Gordon vlerësoi se në fushën e energjisë Shqipëria është ne një pozite shume te favorshme.
Ndërsa varësia e Evropës ndaj Rusisë në fushën e energjisë është e madhe, Uashingtoni e cilëson si të nevojshme plotësimin e një korridori jugor të energjisë ku do të futeshin vende te Lindjes se Mesme Azisë Qendrore dhe Evropës, Kështu për Shtetet e Bashkuara me pozitën që Shqipëria ofron, bëhet i mundshëm diversifikimi i sistemit te furnizimit të energjisë, shpërndarja nëpërmjet me shume se një rrjeti në të gjithë rajonin çka edhe stabilizon çmimin e energjisë në treg./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle