SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit në nivel të lartë. Departamenti i Shtetit nëpërmjet një zëdhënësi ka reaguar për rastin e arrestimit të Ilir Metës duke treguar mbështetjen për SPAK.
“Jemi në dijeni të arrestimit. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.
SPAK-u e shpalli person në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën dhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon e detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.
Klan News