Emiljano Shullazi i ka qëndruar edhe njëherë versionit te tij se nuk e ka kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja për t’i marrë 30% te ish-hotel Vollgës.
Gjithashtu ka mohuar kërcënimin e biznesmenit Alfred Kërçuku si dhe dy profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni.
Në këtë seancë do të pyetej nga i pandehuri Gilamndo Dani, i cili ka kërkuar më tepër kohë. Për këtë arsye seanca e radhës është caktuar javën e ardhshme.
Tv Klan