Në gjyqin ndaj Nehat Kullës vazhdon shtyrja për mosparaqitjen e dëshmitarëve. Sot Forcat Speciale të Elbasanit kanë shoqëruar Kullën të akuzuar për 7 vepra penale të rënda nga qelitë e Elbasanit në Gjykatën e Faktit Tiranë. Në seancën e të pandehurve Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani, akuzuar për vrasje, tentativë vrasje dhe bandë të armatosur, avokati i të pandehurit Ramadani ka kërkuar lirimin e klientit të tij i cili gjendet në gjendje të renduar shëndetësore.
Trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën e avokatit duke lënë në qeli Ramadanin. Pas kësaj seanca është shtyrë pasi asnjë nga dëshmitarët nuk është paraqitur në seancën e gjyqit. Toga e shoqërimit e ngarkuar për të sjellë me forcë dëshmitarët pasi sipas shefit të kësaj toge, nuk ekzistojnë mundësitë për të ndaluar dëshmitarët.
Prokurori Bujar Hoxha ka kërcënuar policët e togës së shoqërimit se do t’i pezullojë nga detyra nëse nuk plotësojnë urdhrin e gjykatës./tvklan.al