Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u paraqit në Gjykatën Penale këtë të mërkurë për seancën e radhës lidhur me akuzat për protestat zhvilluar tek Unaza e Re, por gjyqi është shtyrë.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga Gjykata ai u shpreh se është ndërruar prokurori i çështjes 24 orë para seancës dhe për këtë nuk ka një shpjegim.

Është absurde që të ndërrohet prokurori 24 orë përpara se të vish në seancën gjyqësore, kjo nuk ndodh asgjëkundi. Unë nuk e di pse është ndryshuar, duhet pyetur prokuroria…  ajo çfarë ka rëndësi sot është që më shumë deklarata kemi dhënë ne si opozitë apo banorët e Unazës nga dyert e gjykatës, sesa nëpër emisione, sepse në Gjykata pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, në gjykata mbeten banorët, përfaqësuesit e opozitës, në vend të arrestohen ata që vjedhin miliona euro, arrestohen dhe futen nëpër burgje banorët e Unazës”.  /tvklan.al