Haradinaj: Takimi i 2 Shtatorit në SHBA duhet përgatitur mirë
Është shtyrë për të hënën takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ka treguar arsyet e shtyrjes së takimit, por ka bërë me dije se në këtë takim do të diskutohet për takimin që do të mbahet në SHBA më 2 Shtator.
Haradinaj nga Deçani ka kërkuar që përgatitjet për këtë takim të jenë serioze.
“Është me rëndësi që takimi i 2 Shtatorit të përgatitet seriozisht dhe të arrihet marrëveshje për njohje reciproke ngase ka mundësi.
Ndonëse në takimin e së hënës do të jenë vetëm liderët e partnerëve të koalicionit qeverisës, sipas Haradinajt më pas për takimin e 2 Shtatorit do të konsultohen edhe liderët e partive opozitare.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell, ka ftuar udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për një takim më 2 Shtator pas anulimit të takimit të 27 Qershorit për shkak të publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Tv Klan