Pas disa ditësh betejë më flakët zjarrëfikësit në Portugali kanë mundur të shuajnë disa nga vatrat më të mëdha të zjarrit.
Pavarësisht kësaj fitoreje të vogël lufta kundër zjarreve nuk mund të quhet e mbaruar.
Temperaturat më të ftohta kanë qenë një faktor në shuarjen e zjarreve që dolën jashtë kontrollit për shkak të erërave të forta.
Agjencia e motit parashikoi temperatura maksimale prej 22-27 gradë Celsius në rajonet qendrore dhe veriore, shumë më poshtë atyre të regjistruara ditët e fundit, ku temperaturat shkuan në mbi 30 gradë Celsius.
Zjarret morën 7 jetë njerzish, shkrumbuan dhjetra shtëpi dhe shkatërruan mijëra hektarëve pyje dhe tokë bujqësore. Të mërkurën, 270 ushtarë iu bashkuan përpjekjeve për të ndihmuar zjarrëfikësit e rraskapitur në qytetin e Aveiros i cili është më i godituri.
Rreth 12 avionë kanë ndihmuar qindra zjarrfikës që kanë luftuar me flakët edhe pranë qytetit të Castro Daire.
Dyshohet se zjarret janë shkaktuar nga dora e njeriut. Që nga e shtuna autoritet kanë arrestuar të paktën 13 persona.
Klan News