Zjarret që ranë dje në Finiq dhe Delvinë janë shuar.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ndërhyrja e shpejtë e forcave, në temperatura të larta dhe terren të vështirë, shmangu dëmet e pasurisë kulturore, monumenteve, bazilikave apo objekteve të ndryshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit.
Megjithatë po vijon ende puna për monitorimin e situatës, me qëllim shmangien e çdo mundësie riaktivizimi të vatrave.
Për shuarjen e zjarrit u desh edhe ndërhyrja e helikopteri Cougar.
Tv Klan