Shtëpia britanike e ankandeve Christie’s, ka shitur skeletin e një prej tiranozaurëve më të mëdhenj të njohur. Vlerësimi fillestar për tiranozaurin e quajtur “Stan” u mendua të ishte 8 milionë dollarë, por arriti të shitej me një shumë marramendëse prej 27.5 milionë dollarësh.

“Stan” është 40 metra i gjatë dhe 13 metra i lartë. Ai gjithashtu njihet për dy rruaza të dëmtuara që shkencëtarët kanë identifikuar në qafën e tij, duke dalë në përfundim se ky lloj dinozauri e ka thyer qafën në luftë për mbijetesë gjatë jetës.

Shtëpia e ankandeve Christie’s, tha se shumica e skeleteve të dinozaurëve mbahen në muze dhe institucione private. Ndërsa ankandi ishte një mundësi e dhënë për koleksionistët apo institucione tjera që të marrin kockat e këtyre krijesave të veçanta./tvklan.al