Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazment Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00, atëherë kur është caktuar po në një ditë tjetër.
Kjo përshkak të një angazhimi politik që Gazment Bardhi ka në Berlin dhe Londër nga datat 14 e deri më 23 Maj. Në të tilla kushte Bardhi kërkon që deklarimet e tij të bëhen këtë të hënë ose të martën.
Kujtojmë se javën e kaluar, kreu i grupit të PD bëri publike fletëthirrjen e SPAK për të, që të paraqitet si person që ka dijeni lidhur me çështjen, që siç specifikoi Bardhi ishte ajo e “Xibrakës”. Për këtë të fundit, ka patur replika të herëpashershme mes tij dhe kryeministrit të vendit Edi Rama. Kjo pasi Bardhi e ka akuzuar vëllain e kreu të qeverisë Olsi Rama, si person të përfshirë në çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë vite më parë./tvklan.al